Ish-presidenti i Dinamos së Zagrebit në Kroaci, deri tani vonë këshilltar i klubit, Zdravko Mamiç, vëllai i tij Zoran Mamiç, ish-drejtori sportiv Damir Vrbanoviç dhe zyrtari i autoritetit fiskal të vendit ballkanik, Milan Pernar janë shpallur fajtorë gjatë kësaj të mërkure për vjedhjen e rreth 116 mln kunave nga klubi, duke i shkaktuar një dëm prej 12.2 mln kunash buxhetit të shtetit, e të katërt janë dënuar me burgim.
Mamiç personalisht është dënuar me 6 vite e gjysmë burgim. Sipas vendimit të lexuar nga kreu i Këshillit Gjyqësor, Darko Kruslin, Mamiç është shpallur fajtor për të gjitha akuzat e ngritura mbi të.
Milan Pernar dhe Zoran Mamiç u shpallën të pafajshëm për një nga akuzat, por rezultuan fajtorë për rolin e uljes së detyrimeve fiskale të Mamiçit, apo për marrje e dhënie ryshfeti.
Zdravko, Zoran dhe Vrbanoviç janë fajësuar gjithashtu për vjedhje të parave nga transferimi i Dejan Lovren, ndërsa vetëm Zdravko ka vjedhur parà të nga transferimi i Luka Modriç.
Për këto akuza, Pernar është dënuar me 4 vite e dy muaj; Zoran për 4 vite e 11 muaj, ndërsa Vrbanoviç me 3 vite burgim.
Asnjë prej të pandehurve nuk ishin të pranishëm në gjykatë kur u dha vendimi. Por, ajo që bën çudi është se Zdravko Mamiç njoftoi ditën e djeshme, një ditë para marrjes së vendimit, se ndodhej në Medjugorje të Bosnje-Hercegovinës, edhe pse deklaroi se nuk po iu shmangej autoriteteve. /Top Channel
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite