Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie ka kërkuar nga Qeveria dhe autoritetet tjera përgjegjëse në Kosovë që të adresojnë në mënyrë adekuate të gjitha rastet e sulmeve ndaj pjesëtarëve të komunitetit pakicë në Kosovë.
Këto komente, ai i bëri për Radion Evropa e Lirë pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, me ç’rast ka shprehur edhe shqetësimin e tij për rastet, siç tha ai, në rritje kohëve të fundit të incidenteve në raport me pjesëtarët e komuniteteve pakicë.
“Sapo pata një takim të mirë me kryeministrin, ku e trajtuam edhe këtë çështje. Sigurisht që unë ia shpreha shqetësimin tim rreth numrit brengosës të incidenteve të kohëve të fundit të drejtuara ndaj disa individëve, disa pjesëtarëve të pakicës serbe. Mendoj se këto incidente janë plotësisht të papranueshme”, theksoi Delawie.
“E mirëpres deklaratën e qeverisë të lëshuar dje. Megjithatë dëshiroj të shoh që po bëhet më shumë. Mendoj se policia qartazi po reagon në mënyrë pozitive dhe kjo është e mirë, por kjo përgjigje duhet të përmirësohet dhe që ata duhet të punojnë më shumë në parandalim e jo vetëm që të merren me gjërat pasi të kenë ndodhur”, theksoi Delawie.
“Kosova është shoqëri shumëetnike dhe mendoj që varet nga çdo person që të bëjë më të mirën për të jetuar me fqinjët e tyre. Dhe mendoj se çdokush ka përgjegjësi për të jetuar në paqe me fqinjët e tij apo të saj”, tha ai.
“Sigurisht kërkoj që njerëzit të mos lejojnë që retorika nga qarqet e tjera t’i nxisë në sjellje negative dhe kriminale. Kjo vetëm se lëndon Kosovën; i dëmton qëllimet e Kosovës për të ardhmen e secilit qytetar të këtij vendi”, tha ambasadori amerikan.
“Më duhet të them se pohimet për “terror të organizuar” apo “ndërhyrjet e befasishme në veri” shërbejnë vetëm për të ngritur tensionet ndërmjet komuniteteve dhe krijojnë pasiguri më të madhe për të gjithë. Të gjitha anët – përfshirë edhe mediet – do të duhej që me kujdes t’i masin fjalët, ta shqyrtojnë ndikimin e fjalëve të tyre dhe të bëjnë përpjekje për të kontribuar në sigurinë dhe qetësinë në Kosovë”, deklaroi ai.
Krejt në fund, Delawie tha po ashtu se nuk ka nevojë të thuhet që është me rëndësi që të gjithë, nga të gjitha komunitetet e Kosovës, të punojnë së bashku për pajtim dhe për të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...