Një nënë nga Connecticut e cila privoi të birin që ishte autik nga ushqimi derisa ndërroi jetë është dënuar me 11 vite burgim.
Katiria Tirado, 34 vjeçe nga Hartford është dënuar gjithashtu me pesë vjet me kusht nga një gjykatës që tha se nëna kishte dështuar t’i ofrojë djalit të saj gjërat bazike për jetë, transmeton portali arbresh.info.
Tirado u deklarua fajtore në mars për vrasje nën doktrinën e Alfordit, që do të thotë, ndërsa ajo nuk pajtohet me të gjitha dëshmitë e shtetit, ajo pranon se ka mjaftueshëm për dënim.
Djali i saj që nuk fliste, Matthew kishte qenë duke vjellur për disa ditë kur Tirado i dërgoi një mesazh motrës së saj me 14 shkurt 2017, që thuhej “duket se ai është duke vdekur”, tha policia. Por ajo nuk e thirri emergjencën tek pas 36 minutave.
Matthew u dërgua në një spital ku vdiq disa orë më vonë. Ai ishte 1.75 metra i gjatë, peshonte 38 kg dhe kishte prerje dhe mavijosje në trupin e tij. Ekzaminuesi mjekësor tha se shkaku i vdekjes ishte sindroma fatale e abuzimit të fëmijës me dehidratim dhe kequshqyerje.
Nëna e tij kishte mbyllur frigoriferin dhe dollapët.
Matthew kishte kërkuar nëpër koshin e plehrave për ushqim dhe pinte vajra, sipas hetimit të prokurores së fëmijëve Sarah Eagan./Arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...