Google ADS

Gjykata ia vazhdon paraburgimin babait nga Karaqeva që e mbyti djalin me shkop druri

14:38 | 6 Qershor 2018
Arbresh.info

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit Gani Bernjashi, i cili ditë më parë mbyti djalin e tij duke e rrahur me shkop druri.

Në këtë mënyrë, Apeli ka refuzuar ankesën e avokatit të tij mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 25.05.2018

G.B. po dyshohet nga ana e prokurorisë, se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, pasi që me datë 24.05.2018, në mënyrë tejet të vrazhdë, me dashje e ka privuar nga jeta djalin e tij të ndjerin L. B.

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme