Statusi i Ohrit dhe Liqenit të Ohrit si kulturë botërore dhe pasuri natyrore e mbrojtur nga UNESCO-s nuk është në pikëpyetje, por duhet të përmbushen të tëra rekomandimet e Komisionit të Organizatës Botëror kur janë në pyetje projektet e caktuar dhe hapësirave të ndërtimit.
Këtë e tha Sinisha Sheshum, shef i zyrës rajonale të UNESCO-s me përfaqësi në Sarajevë, në takimin e sotëm “Ballafaqimi me aksionet/masat sipas vendimeve të Komitetit për trashëgimi kulturore në UNESCO” të përfaqësueseve të Ministrisë për Kulturë të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi e mbajtur në Ohër, e thirrur me qëllim të definimit të hapave të më tejshëm të bashkëpunimit në mbrojtje dhe zhvillimit të rajonit të Ohrit, në pajtim me standardet dhe propozimet e UNESCO-s, përcjell telegrafi maqedoni.
Gjatë kësaj përfaqësuesit e UNESCO sqaruan se deri më dhjetor të këtij viti pushtetet e Maqedonisë do të duhet t’i paraqesin të tëra aktivitetet në fushën e mbrojtjes së Ohrit dhe Liqenit të Ohrit si rajon i mbrojtur nga UNESCO.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...