Real Madridi është duke u refuzuar nga një numër i madh trajnerësh të njohur.
Jo më pak se pesë trajnerë tashmë kanë refuzuar kampionin evropian, transmeton portali arbresh.info. Julian Nagelsmanni (Hoffenheim), Max Allegri (Juventus), Mauricio Pochettino (Tottenham), Jurgen Klopp (Liverpool) dhe trajneri i Gjermanisë – Joachim Low i kanë thënë “JO” skuadrës madrilene.
Ish kapiteni i Real Madridit, Michel është trajneri i fundit që është përfolur për të marrë drejtimin e klubit të tij të vjetër.
Michal, ashtu si Zinedine Zidane, një legjendë e klubit, ka bërë 559 paraqitje te Real Madridit. Ndër klubet që ka drejtuar kanë qenë Olympique Marseille, Olympiakos dhe Getafe.
Real Madridi tani është duke diskutuar me seriozitet brenda bordit emërimin e Michelit si trajner për shkak se ata vazhdojnë të kenë probleme me gjetjen e zëvendësuesit të Zidanes./arbresh.info/
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...