Suedia dhe Islanda janë shtetet më të lumtura në Evropë, sipas një indeksi të zhvilluar nga shkencëtarët.
Sistemi i matjes së kënaqësisë së një vendi është bazuar në statistikat zyrtare në vend të pyetësorëve ku përgjigjen banorët, transmeton portali arbresh.info.
Të dhënat mbi zhvillimin, lirinë, solidaritetin, drejtësinë dhe paqen e një vendi maten për të ndërtuar renditjen dhe për të gjetur se si njerëzit mund të bëhen më të lumtur.
Nga 13 vendet ku është testuar indeksi, Islanda dhe Suedia kanë dalë në krye të listës me 76 nga 100 pikë. Austria është në vendin e tretë me 74 pikë dhe Mbretëria e Bashkuar e katërta me 69.
Ekspertët shpresojnë se analizimi i vendeve në këtë mënyrë mund të ndihmojë në zhvillimin e strategjive për vendet e tyre për të përmirësuar lumturinë e njerëzve./Arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin