Sipas një raporti nga gazetari italian Gianluca Di Marzio, Liverpooli ka shtruar një ofertë për anësorin e Bordeauxit, Malcom.
Borussia Dortmundi, Paris Saint Germaini dhe Interi kanë shtruar gjithashtu oferta për brazilianin, sipas Di Marzios, por lojtari ka vendosur për transferim te Interi, transmeton portali arbresh.info.Liverpooli duket se është qartë në kërkim të një sulmuesi të ri pasi është duke u përfolur për transferim e një numri të ndryshëm lojtarësh dhe duket që Malcom është i fundit në radarin e tyre.
21-vjeçari ka shënuar 12 gola brenda 38 paraqitjeve sezonin e kaluar dhe forma e tij ka alarmuar një numër të madh klubesh mbarë Evropën.
Arsenali dhe Tottenhami janë përpjekur për të nënshkruar me talentin e ri në janar dhe mund të rikthehen gjithashtu për të kërkuar shërbimet e tij, por duket që Interi është duke udhëhequr garën për nënshkrimin me të./arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...