Ish kapiteni i Real Madridit dhe asistenti Fernando Hierro iu bashkua listës së shkurtër për të marrë detyrën e trajnerit në klub.
Madridi raportohet se ka qenë i pasuksesshëm në garën e tyre për transferimin e Mauricio Pochettinos ndërkohë që trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka hedhur poshtë se është duke kandidat për këtë pozitë, transmeton portali arbresh.info.
‘Diario AS’ tani raporton që Hierro, i cili ka shënuar 127 gola brenda 600 paraqitjeve gjatë karrierës së tij te ‘Los Blancos’ është duke garuar për këtë pozitë.
Ish kapiteni i Madridit ka një sezon eksperiencë menaxheriale pasi stërviti skuadrën Real Oviedo në sezonin 2016/2017.
Guti, ish bashkëlojtarë i Hierros, thuhet të jetë gjithashtu kandidatë për këtë pozitë së bashku me ish trajnerin e Malagas – Michel, i cili në të kaluarën ka luajtur në Bernabeu./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...