Google ADS

Minatorët protestë për statusin tek Kryeministria, reagon policia: Janë pa leje!

11:09 | 6 Qershor 2018
Arbresh.info

Edhe pse pa leje nga Policia e Tiranës minatorët kanë nisur protestën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, nga ku kërkojnë statusin e minatorit.
Policia e kryeqytetit i ktheu përgjigje refuzuese Sindikatës së Punonjëvse të Industrisë së Shqipërisë për këtë tubim, ku përmesnjë shkrese argumentonte se organizatorët duhet të kishin kërkuar leje tre ditë më parë. Por edhe pse poilcia nuk kishte dhënë leje, minatorët u mblodhën përpara ndërtesës qeveritare.

Juve i keni dhënë statusin oficerëve, që hanin pilaf e pula maleve. Ju bëj një pyetje, sa oficerë janë vrarë maleve? Ju jeni 140 deputetë, pse duhet të jeni kaq shumë? Duhet të ketë deputetë aq sa ka bashki dhe rrogat e deputetëve të tjerë tu shpërndahen pensionistëve. Ne jemi këtu për një protestë paqësore, sepse mbi të gjitha jemi familjarë, jemi gjyshër dhe duam të drejtat tona, duam statusin që na takon.

Njoftimi juaj duhet të ishte dërguar jo më vonë se tri ditë para datës së zhvillimit të tubimit, sipas pikës 1 të nenit 5, të Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001.

Nuk është përcaktuar numri i personave ndihmës në mbarëvajtjen e tubimit, sipas gërmës “ç”, pika 2, neni 5, të Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001.

Gjithashtu zhvillimi i tubimit në bulevardin kryesor të kryeqytetit shoqërohet me ndërprerje dhe devijime të mëdha të trafikut rrugor dhe cenon e ndërpret veprimtaritë e agjencive ligjzbatuese, të institucioneve publike dhe jo publike për përmbushjen e detyrimeve ligjorë. Pengimi i qarkullimt të mjeteve të transportit (pa marrë lejen përkatëse në bashki) përbën shkelje të nenit 293 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Minatorët në pension kërkojnë miratimin sa më parë të statusit për minatorët. Ata i bëjnë thirrje të gjithë minatorëve të bashkohen në këtë kauzë. Nga statusi i minatorit pritet të përfitojnë rreth 6 mijë minatorë të cilët tashmë kanë dalë në pension dhe marrin 16-17 mije lekë, ndërkohë që vuajnë nga një sërë sëmundjesh profesionale./Shqiptarja.com

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme