Trafik klandestinësh, katër të arrestuar në Kakavijë

11:00 | 6 Qershor 2018
Arbresh.info

Policia e Gjirokastrës ka goditur një rast të trafikut të klandestinëve, duke vënë në pranga katër persona.

Të arrestuar janë Rasim Koxha, 48 vjeç, banues në Durrës, drejtues i automjetit tip Toyota me targa AA 108 MI, Riza Hysa, 57 vjeç, banues në Burrel, drejtues i automjetit tip Audi, me targa AA 171 GK, Besim Hysa, 34 vjeç, banues në Tiranë, drejtues I automjetit tip Mercedes-Benz, me targa AA 542 HB, Gëzim Zeka, 29 vjeç, banues në Krujë, drejtues i automjetit tip Volkswagen, me targa AA 737 MM.

Ata janë kapur në flagrancë nga shërbimi i Grupit Operacional të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, në rrugën dytësore në afërsi të aksit rrugor Jorgucat-Kakavijë duke transportuar me automjetet e tyre shtatëmbëdhjetë shtetas të huaj nga Pakistani dhe një nga Siria.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i katër automjeteve dhe katër telefona celular. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit e kryer në bashkëpunim”./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme