Gazeta katalunase ‘Sport’ raporton që Barcelona ka hyrë në garë për të nënshkruar me yllin e AS Monacos, Thomas Lemar.
Sulmuesi francez thuhet se është identifikuar si një zëvendësues i Antoine Griezmann, i cili duket i vendosur për të vazhduar qëndrimin te Atletico Madridi, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona është e fundit në linjën e gjatë të klubeve të interesuara për francezin 22 vjeçar që ishte afër transferimit në Arsenal gjatë ditës së fundit të merkatos së kaluar.
Derisa edhe klubet si Chelsea dhe Atletico Madridi janë duke kërkuar nënshkrimin me Lemarin, Barcelona është mirë në dijeni që një ofertë e dukshme – besohet se duhet të kaloj shifrën prej 90 milionë euro, do të ishte e mjaftueshme për të transferuar në Camp Nou lojtarin e shumëvlerësuar të AS Monacos.
AS Monaco thuhet se tashmë ka refuzuar një ofertë 100 milionëshe nga Arsenali gjatë muajit gusht, gjë që është e mjaftueshme për të sugjeruar që një tarifë e ngjashme do të kërkohet këtë vit në mënyrë për të siguruar shërbimet e tij./arbresh.info/
‘A e di ku ke ardh?’, Atilla i kundërpërgjigjet Xhenetës
Çitaku në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit e Veselit: Diell...
Pse votohet të martën në zgjedhjet amerikane?
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut i sjell Kurtit napolitan...
U tha se ka dhënë dorëheqja pas paraqitjes në SPAK, kryebash...
Ish-drejtori i Arsimit në Drenas i akuzuar për korrupsion th...