Federata e Futbollit të Palestinës ka falënderuar yllin e Barcelonës, Lionel Messin, dhe bashkëlojtarët e tij te Argjentina për anulimin e miqësores kundër Izraelit.
Argjentina konfirmoi për anulimin i ndeshjes, e cila ishte paraparë të zhvillohej para Kampionatit Botëror, përmes një deklarate nga sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, i cili tha se me anulimin e ndeshjes në Jerusalem, Federata e Futbollit të Argjentinës “ka bërë përfundimit gjejnë e duhur”, transmeton portali arbresh.info.
E paraparë të zhvillohet në stadiumin Teddy Kollek në Jerusalem, ndeshja është anuluar për shkak të presionit politik në rritje.
Federata e Futbollit të Palestinës ka lëshuar një deklaratë duke falënderuar Messin dhe kolegët e tij për anulimin e ndeshjes:
“Federata e Futbollit të Palestinës falënderon lojtarët e Argjentinës të udhëhequr nga ylli Messi për refuzimin e shfrytëzimit të një qëllimi jo sportiv”
“Vlerat, morali dhe sporti kanë siguruar një fitore sot dhe një karton i kuq është ngritur në Izrael me anulimin e ndeshjes”, citohet të ketë thënë Jibril Rajoub, drejtori i federatës palestineze.
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?