Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka hedhur poshtë raportet për nënshkrimin me yllin e PSG-së, Neymarin.
Ylli brazilian ngazëlloi të gjithë tifozët e Manchester Cityt muajin e kaluar kur zbuloi dëshirën e tij për të luajtur nën udhëheqjen e trajnerit katalunas, transmeton portali arbresh.info.
“Kam dashur gjithmonë për të punuar me Guardiolan”, ka thënë Neymar për ‘ESPN’ gjatë muajit maj. “Ai është ndryshe. Unë arrita në Barcelonë një vit pas largimit të tij. Unë me të vërtetë dua të punoj me të”
Megjithatë, duket që ëndrra e Neymarit nuk do të realizohet këtë verë në rast se shikojmë komentet e Guardiolas të martën.
“Nuk do të shkoj në Paris Saint Germain dhe ai nuk do të shkoj në Manchester”, ka thënë Guardiola derisa ishte duke folur nga një turne golfi në Kataloni.
“A do të shkoj Neymar në Madrid? I kam bërë këto thashetheme, por nuk e di. Ajo që e di është se largimi nga Parisi nuk është i lehtë”
“Largimi nga Parisi nuk është i lehtë sepse PSG është PSG. Por, në futboll ne e dimë që gjithçka është e mundur”
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?