Leicester ka një kusht për City: E do Mahrezin, na jep superyllin anglez në këmbim

09:30 | 6 Qershor 2018
Arbresh.info

Leicester City këtë afat kalimtar të veres do ta humbet futbollistin më të mirë në rradhët e tyre.

Bëhët fjalë për superyllin algjerina, Riyad Mahrez, i cili po kërkohet me ngulm nga skuadra kampione e Anglisë, që ta ketë në rradhët e tyre për sezonin e ri.

Sipas “Evening Neës Reports” Leicester City do t’i kërkojë City që ta përfshijë super talentin anglez, Patrick Roberts, në marrëveshje, transmeton arbresh.info.

Pritet që ‘dhelpërat’ do ta lejojnë largimin e Mahrez në drejtim të Etihad Stadium, por që pa përfshirjen e Robertson, kalimi i tij në City mund të dështojë.

City ishte shumë afër transferimit të Mahrez në afatin kalimtar të janarit, por ish kampioni anglez i rezistoi ofertave të majme nga skuadra e Pep Guardiolës. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme