“Griezmann do të luaj në hijen e Messit”

08:48 | 6 Qershor 2018
Arbresh Info

Gaizka Mendieta ka paralajmëruar sulmuesin Antoine Griezmann se ai duhet të mësohet për të luajtur nën hijen e Lionel Messit në rast se finalizon transferimin te Barcelona.

Ylli i Atletico Madrid është përfolur shumë për transferim te kampioni në La Liga dhe lojtari ka konfirmuar pas fitores 3 me 1 të Francës ndaj Italisë se e ardhmja e tij do të vendoset para Kampionatit Botëror, transmeton portali arbresh.info.“Është e qartë se ai do të jetë më i rëndësishëm te Atletico Madridi sesa te Barcelona”, ka thënë ish mesfushori i Barcelonës, Mendieta.

“Nëse do luante për Barcelonën, ai duhet të qëndroj në bankinë për të pushuar për disa ndeshje sepse aty ka lojtarë të nivelit të lartë”

“Atletico Madridi është më i mirë për të sepse bashkëlojtarët e tij janë duke e shikuar atë në formë konstante, nëse shkon te Barcelona, lojtarët do të shikojnë te Messi së pari”

“Ne tashmë kemi parë lojtarë që kanë nënshkruar për Barcelonën dhe nuk kanë arritur nivele që ata janë mësuar t’i arrijnë me skuadrat e tjera sepse aty gjendet një top lojtar që bënë dallimin te Barcelona”

“Messi nuk është egoist, por është diçka që duhet ta kuptoni”

/arbresh.info/

Të ngjashme