Marrëveshja e demarkacionit Kosovë- Mali i Zi ka hyrë në fuqi më 4 qershor.
Në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ambasadori i vendit tonë në Malin e Zi, Skënder Durmishi ia dorëzoi notën verbale drejtoreshës së përgjithshëm për çështjet ligjore ndërkombëtare malazeze, Tatjana Raspopovic.
“Pala malazeze është informuar se Kosova ka përfunduar procedurat e brendshme ligjore të nevojshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes Kufitare Shtetërore midis dy vendeve e nënshkruar në Vjenë më 26 gusht 2015”, shkruan në notën verbale, raporton RTCG
Siç njoftohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, në pajtim me Nenin 12 të Marrëveshjes, data e dorëzimit të notës së Kosovës gjithashtu është koha kur ka hyrë në fuqi marrëveshja, pasi që të dyja palët kanë përmbushur procedurat e brendshme ligjore të nevojshme për hyrjen në fuqi të saj.
Mali i Zi kishte ratifikuar marrëveshjen në fund të dhjetorit 2015, shkruan më tutje në deklaratën.
Ndryshe, Kosova ka ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit më 21 mars të këtij viti
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...