Ndryshon sërish moti

07:52 | 6 Qershor 2018
Arbresh.info

Temperaturat e ajrit, edhe pse priten të pësojnë rënie të lehtë, mbesin pak mbi vlera mesatare.

Minimalet do të sillen nga 12C deri në 13C, e ato maksimale nga 26C deri në 29C.

6.06 – Mot pjesërisht i vranët, paradite me riga lokale shiu.

7.06-8.06 – Të enjten mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë. Ditën e premte mot kryesisht me diell. Në orët e pasdites mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme