Edhe pse Shqipëria dhe Mali i Zi janë prej vitesh anëtarë të NATO-s ende nuk kanë aftësitë ushtarake për të patrulluar hapësirën ajrore.
Për këtë arsye, është arritur marrëveshje që këtë rol ta kryejë Greqia dhe Italia derisa Tirana dhe Podgorica të fitojnë aftësitë e nevojshme teknike për ta kryer vetë këtë mision.
Mediat maqedonase dhe ato greke raportojnë se Greqia mori rolin e mbikëqyrjes me dy avionë F-16, së bashku me Italinë, e cila do të patrullojë me dy Eurofighter në kuadër të forcës operacionale të NATO-s.
Aeroplanët grekë do të fluturojnë mbi Shqipërinë dhe Malin e Zi për 15 ditë rresht. Më pas ata do të zëvendësohen nga dy Eurofighter italian. Përgjegjës për koordinimin dhe aktivizimin e forcave ajrore në Itali, Greqi, Mal të Zi dhe Shqipëri, është Qendra Operacionale e NATO-s në bazën e TORREJON në Spanjë.
Patrullimet nga ajri janë një nga misionet më të vjetra të NATO-s në fushën e mbrojtjes kolektive. Forca nga Spanja, Portugalia dhe Franca po patrullojnë këtë sezon në vendet baltike (Lituani, Letoni dhe Estoni). Ndërsa Hungaria dhe Italia gjithashtu kanë përgjegjësinë e hapësirës ajrore sllovene. Vlen të përmendet se Mali i Zi është vendi i 29 që iu bashkua NATO-s në qershor të vitit të kaluar. Shqipëria dhe Mali i Zi kontribuojnë në aleancë duke ofruar trupa të për misionet e NATO-s në Afganistan.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën