Ndeshja mes Izraelit dhe Argjentinës është duke afruar, ndërsa palestinezët shpresojnë që ylli i futbollit, Lionel Messi, të heq dorë nga pjesëmarrja pasi ndeshja do të mbahet në Jerusalem.
Gazetari sportiv argjentinas Ezequiel Fernández Moores, ka thënë se disa vende e përdorin sportin për të treguar se çdo gjë është “pak a shumë normale” në vendet e tyre, transmeton portali arbresh.info
Ai gjithashtu vuri në dukje se ngjarjet sportive japin disa rezultate në sferën politike. “Është e qartë se Izraeli do të mbajë ndeshjen për hir të ditëlindjes së saj të 70-të”, tha ai.
Gazetari vuri në dukje vendimin e fundit të SHBA-ve për të lëvizur ambasadën e saj në Jerusalem, gjë që shkaktoi kaos të madh në rajon.
“Ekipi argjentinas ka luajtur në Izrael më parë, tani është çështja që ndeshja do të mbahet në Jerusalem, ka një sfond politik dhe ekonomik për këtë. Për këtë lojë, Izraeli ofroi më shumë se dy milionë dollarë dhe shpenzimet e transportit “, tha ai.
Sipas Moores, në këtë konteks, figura e Mesit është shumë e rëndësishme. Lionel Messi, simbol i futbollit për miliona njerëz do të pritet me shumë dashuri nga tifozët e tij izraelitë, por janë palestinezët ata që ndjehën të tradhëtuar./arbresh.info/
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...