Katër zyrtarë policor janë sulmuar nga një grup qytetarësh sot në Prishtinë. Si pasojë e kësaj, policët kanë pësuar lëndime trupore,.
Rastin e ka konfirmuar, zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Sot pasdite, njësia policore gjatë patrullimit në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, ka hasur në një person të dyshuar, me iniciale A.G.,me veturën e tij, i njëjti posa i ka vërejtur zyrtarët policor ka braktisur veturën dhe me një çantë në dorë ka ikur në drejtim të një shtëpie aty afër. Zyrtarët policorë gjatë tentimit të ndalimit kanë hasë në një rezistencë- sulm nga një grup qytetarësh (që të gjithë si dhe i dyshuari i parë, kanë të njëtin mbiemër)”, ka sqaruar Krasniqi.
Për këtë rast, Policia ka arrestuar pesë të dyshuar, dy nga ta me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa për tre të tjerë procedura do zhvillohet në formë të rregullt.
Pse Mbappe është i gatshëm të luajë për Real Madridin, por j...
Lirohet nga paraburgimi politikani serb, Arsenijeviq
Cila është arsyeja që i shtyn shumë konsumatorë drejt blerje...
Luzha thotë se tema e përgjimeve në kohë fushate është e zak...
Ylli i Zvicrës pyetet nëse do të jetë sigurim fizik i Xhakës...
Audioincizimet Kusari-Radoiçiq, Quni: Njollë që do mbetet gj...