Njerëzit dhe qyteti i Raqqës në Siri janë lënë në gërmadha. Kjo nga një raport i ri i Amnesty International.
Në raport thuhet se 30,000 rrathë artilerie janë gjuajtur nga forcat e koalicionit amerikan, britanik dhe francez dhe se amerikanët janë përgjegjës për mbi 90 % të sulmeve ajrore, transmeton portali arbresh.info.
Më tej thuhet se forcat kanë shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar dhe janë krime potenciale lufte.
Benjamin Walsby, Hulumtuesi i Lindjes së Mesme nga Amnesty International thotë:
“Ne nuk shohim ndonjë arsye sigurie apo ushtrie përse nuk mund të na tregojnë vendet, objektivat dhe mbeturinat shpërthyese të rënë, dhe nëse është e vërtetë, se këto sulme janë në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare humanitare, atëherë ata nuk kanë asgjë për të fshehur, prandaj pse fshehin informacionin. Ne duam transparencë. Ne gjithashtu duam llogaridhënie në formën e hetimeve serioze”.
Forcat e koalicionit thonë se ata minimizuan viktimat civile kur synonin të ashtuquajturin Shtetin Islamik të cilët po i përdorin njerëzit si mburoja njerëzore.
Amnesty International ka shkruar për zyrtarët e mbrojtjes në SHBA, Britani të Madhe dhe Francë duke kërkuar informacion në lidhje me sulmet e tyre dhe hetimet e kryera deri më tani./Arbresh.info/
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje