Secili prej nesh ka përjetuar ndonjëherë ankth në mënyrën e tij, dikush më shumë e dikush më pak dhe është mëse normale të shqetësoheni. Situatat e ankthit janë të përditshme, qoftë në lidhje me përgatitjen për një intervistë pune, takimin e familjes së partnerit për herë të parë ose perspektivën e prindërimit.
Për shembull, të folurit në publik ose mungesa e stabilitetit financiar mund t’i bëjë njerëzit anksiozë dhe kjo është normale të ndodh. Në anën tjetër, për disa njerëz, ankthi është kaq dominues, saqë u bëhet pjesë e jetës. Ankthi mund të na motivojë të përballemi me sfida të vështira; mund të na ndihmojë të performojmë më mirë dhe të stimulojë kreativitetin. Ankthi po konsiderohet si diçka që përfaqësohet gjithnjë e më shumë në artet vizuele, muzikë, letërsi dhe media sociale.
Për disa njerëz, ankthi shkakton përgjigje të papërshtatshme ndaj kërcënimeve që i shfaqen individit. Simptoma të vazhdueshme të lidhura me çrregullime ankthi, si paniku, fobitë dhe sjelljet obsesive, shpesh kanë efekt negativ në jetën tuaj. Si simptoma të cilat mund ta dallojnë nëse një individ po përjeton ankth janë:
shqetësimi i tepruar ose mendimet obsesive (shpesh për gjërat e përditshme edhe nëse ka pak ose aspak arsye për t’u shqetësuar për to)
vështirësi në relaksim,
lodhje,
vështirësi në përqendrim,
irritim,
tension të muskujve ose dhimbje të muskujve,
vështirësi me gjumin etj.
Ankthi është një nga problemet më të përhapura të shëndetit mendor në Britaninë e Madhe dhe gjithandej, megjithatë është ende i nënvlerësuar dhe i nën diagnostifikuar. Përvoja e ankthit shpesh përfshinë simptoma të ndërlidhura dhe çrregullime. Në studimin e bërë nga Mental Health Foundation (2014) është gjetur se 1 në 4 persona në Britani të Madhe përjetojnë një problem të shëndetit mendor çdo vit, ndërsa 1 në 6 përjetojnë një çrregullim neurotik siç është ankthi ose depresioni. Çrregullimet e ankthit vlerësohen gjithashtu të ndikojnë në 3.3% të fëmijëve dhe të të rriturve të rinjë në Britani të Madhe./revistapsika
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...