Google ADS

‘Lahem në qumësht’, këngëtarja e njohur flet për sëmundjen

21:44 | 5 Qershor 2018
Arbresh.info

Këngëtarja e famshme ka dhënë një intervistë për ‘The Guardian’ ku ka folur për turneun e saj dhe ka zbuluar detaje të tjera rreth jetës së saj private.

Mariah Carey e njohur ndryshe edhe me epitetin e një dive të muzikës po vazhdon të mbete ende e tillë, shkruan arbresh.info.

Gjatë intevistes ajo ka treguar se e vetmja gjë luksoze që bën është larja me qumësht, ‘“Nganjëherë e përdor qumështin si trajtim kozmetik. Nuk dua t’i tregoj të gjitha sekretet e mia”, ka thënë ajo duke shtuar se është larë në qumësht të ftohtë.

Përveç kësaj ajo ka folur edhe për sëmundjen, 49 vjeçarja ka treguar se vuan nga çrregullimi bipolar(çrregullim maniako-depresiv) i cili i ka rrënjët që nga fëmijëria e saj ndërsa më vonë edhe presioni famës ka bërë që këngëtarja të zhvillojë probleme të natyrës mendore.

Këngëtarja poashtu deklaroj që gjithmonë ka pasur probleme me vetëbesimin.

‘Nuk kam vetëbesim, gjithmonë jam ndjerë e pasigurt në vete, më pëlqen vetja vetëm kur incizoj këngë, ndihem e plotësuar’.

Mariah Carey pritet të fillojë turneun e radhës botëror i cili nis në Britani të Madhe dhe fillon në dhjetor./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme