Limaj në Ferizaj: Kosovës i duhet vizioni socialdemokrat i Nismës

21:11 | 5 Qershor 2018
M. A.

Pas Fushë Kosovës, Nisma Socialdemokrate ka mbajtur Kuvendin e Punës në Ferizaj. I pranishëm në këtë Kuvend pune ishte edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ky i fundit tha se për Nismën në Ferizaj sot është ditë festë, por edhe për Nismën në përgjithësi. Ai shprehi mirënjohje për kryetarin e Degës dhe për themeluesit e Nismës, por edhe për gratë dhe burrat në Ferizaj për angazhimin që kanë dhënë në mënyre që filozofia politike e Nismës të zgjerohet në çdo familje në Ferizaj.

“Rrugëtimi i Nismës në këto katër vjet nuk ishte i lehtë dhe me shumë vështirësi, por ne ishim të vendosur për ta shpërndarë vizionin tonë socialdemokrat anekënd vendit. Nisma Socialdemokrate është këtu falë përkushtimit për të punuar dhe vendosmërisë tonë pavarësisht vështirësive dhe besimit. Ne kemi besuar në atë që po bëjmë”, ka thënë Limaj të hënën në Ferizaj.

Nisma Socialdemokrate, sipas Limajt, është faktori vendimtar për zhvillimet politike në Kosovë.

“Ne kemi arritur me politikën tonë të urtë, që ofron njerëz, e cila iu jep mundësi burra e grave për të dhënë kontributin e tyre. Ne jemi kthyer në një urë të bashkëpunimit edhe me rivalët politikë. Ne kemi dashur votën e besimit, e jo të mashtrimit. Prandaj edhe nuk kemi pasur premtime. Por, kemi pasur zotime. Të katër zotimet që kemi dhënë sot po realizohen”, ka shtuar Limaj.

Më tutje, Limaj ka folur edhe për liberalizimin e vizave. Ka thënë se gjatë këtij muaji, Kosova do të marrë rekomandimin pozitiv për vizat dhe se qytetarët e Kosovës, nga fundi i vitit do të lëvizin lirshëm në zonën shengen.

Ai ka thënë se ndjehet krenar që Nisma ka dhënë një kontribut të madh në këtë proces.

E, kryetari i Nismës Socialdemokrate në Ferizaj, Besnik Berisha ka thënë se Nisma në Ferizaj po fuqizohet çdo ditë e më shumë. Ai ka thënë se njerëzit po i besojnë Nismës pasi është dëshmuar si parti që e mbanë fjalën. Ai ka thënë se njerëzit po e përqafojnë programin socialdemokrat të Nismës.
Berisha ka thënë se dega e Nismës në Ferizaj është shtrirë kohëve të fundit më të madhe në qytetin e Ferizajt. Ai u zotua se pas katër viteve, Ferizajn do ta qeverisë Nisma.

Nisma tash e disa ditë po mban Kuvendet e Punës në degët e saj. Ky proces pritet të kulmoj më 24 qershor kur edhe do të mbahet Kuvendi Qendror i Nismës Socialdemokrate.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme