Google ADS

“Angazhimin e Mickoskit si këshilltar i Gruevskit qytetarët e kanë paguar rreth 2 milionë denarë”

20:12 | 5 Qershor 2018
Arbresh.info

Pa asnjë pikë turpi Hristijan Mickoski i gënjeu qytetarët e Maqedonsië se gjatë periudhës kur ka punuar si këshilltar i kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevskit nuk ka pranuar mjete financiare, thuhet në reagimin e partisë në pushtet LSDM.

Siç thonë nga LSDM, dokumentet e publikuara në media dëshmojnë se në kohën kur Mickoski ka qenë këshilltar i Gruevskit, për angazhimin e tij janë paguar rreth 2 milionë denarë.

“U vërtetua ajo që qytetarët veçmë e dinin. Hristijan Mickoski i gënjen qytetarët sikur edhe Nikolla Gruevski. Derisa qytetarët janë varfëruar, derisa është shkatërruar ekonomia e vendit dhe janë krijuar borxhe të mëdha, Mickoski i ka kushtuar qytetarëve të Maqedonisë 2 milionë denarë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme