Para se të fillojnë stërvitjet intensive, Cristiano Ronaldo ka vendosur që t’i kalojë disa ditë pranë familjes së tij.
Futbollisti 33-vjeçar do të luajë me Portugalinë në Kampionatin Botëror që mbahet në Rusi, ndërsa këto ditë po relaksohet në shoqërinë e fëmijëve dhe të dashurës së tij, Georgina Rodriguez.
https://www.instagram.com/p/BjpDjd9lpI0/?taken-by=cristiano
Fëmijët e tij binjakë, Eva dhe Mateo, festojnë ditëlindjen e parë (më 8 qershor), prandaj ai po përpiqet të kalojë sa më shumë kohë me ta.
Po ashtu, në shoqërinë e tij është edhe djali i madh, Cristiano Jr. dhe vajza e përbashkët me Georginan, e lindur në muajin nëntor 2017, Alana Martina.
Fotografitë me fëmijët dhe të dashurën, Ronaldo i ka publikuar në rrjetet sociale.
https://www.instagram.com/p/BjEmKmplUHb/?taken-by=cristiano
“Foshnjat e mia, Eva dhe Mateo, festojnë ditëlindjen e parë! Urime fëmijët e mi të dashur’, ka shkruar CR7 në përshkrim.
Fëmijët binjakë të futbollistit kanë lindur përmes një nëne surrogate në qytetin kalifornian, La Mesa, që ndodhet 20 kilometra larg kufirit me Meksikën.
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën