Politikanët gjermanë bëjnë thirrje për dëbimin e të dërguarit të Trumpit në Berlin

18:16 | 5 Qershor 2018
Arbresh.info

Politikanët gjermanë kanë bërë thirrje që i dërguari i Donald Trumit në Berlin të dëbohet nga vendi, pasi ai në një intervistë tha që donte të “fuqizonte” forcat konservatore në Evropë.

Ambasadori Richard Grenell, i cili ka qenë në detyrë për më pak se një muaj, ka shkaktuar irritim në Berlin me një sërë shkeljesh të perceptuara të etiketës diplomatike, transmeton portali arbresh.info.

Të hënën, ish-kontribuesi i Fox Neës vazhdoi përtej ambasadës së tij duke kërkuar një takim të shkurtër me Benjamin Netanyahun në aeroportin e Berlinit pas takimit të kryeministrit izraelit me Angela Merkel.

Më 13 qershor, Grenell do të presë kancelarin austriak, Sebastian Kurz, për drekë në rezidencën e tij në rrethin e Berlinit Dahlem, një veprim tjetër i pazakontë duke qenë se ambasadori i Austrisë, sipërmarrësi i teknologjisë Trevor Traina, u instalua në Vjenë vetëm muajin e kaluar.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Berlin tha se takimi kishte ardhur si pasojë e një kërkese nga pala austriake.

Në Gjermani, seria e lëvizjeve jo të zakonshme të Grenellit po tërheqin kritika në rritje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme