Weinstein shpallet i pafajshëm ndaj akuzave për përdhunim seksual

17:35 | 5 Qershor 2018
Arbresh.info

Harvey Weinstein është paraqitur në një gjykatë në New York të martën, ku është deklaruar i pafajshëm në lidhje me akuzat për përdhunim dhe akt kriminal seksual.

Në javën e kaluar ka nisur gjykimi i mogulit të filmit në lidhje me akuzat e shtruara nga dy femra, me ç’rast producenti ishte lëshuar të mbrohej në liri me kaucion prej një milion dollarësh.

Njëra prej viktimave të pretenduara, identiteti i të cilës nuk është bërë publik, u ka thënë hetuesve se Weinstein e kishte zënë në një qoshe të një dhome hoteli dhe e ka përdhunuar, transmeton telegrafi.

Tjetra, ish-aktroja Lucia Evans, ka dalë publikisht me akuzat e saj se producenti e kishte detyruar t’i bënte seks oral në zyrën e tij në vitin 2004.

Korridoret e gjykatës kanë qenë të mbushura me gazetarë e fotoreporterë, edhe pse nuk pritej që Weinstein të fliste shumë.

Pas paraqitjes në gjykatë, 66-vjeçari është ulur në mes të avokatëve të tij dhe ka thënë shkurt: “I pafajshëm”.

Weinstein është akuzuar nga dhjetëra femra për keqtrajtim seksual, mirëpo aktualisht është duke u gjykuar vetëm për dy raste.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat duke thënë se asnjëherë nuk ka kryer marrëdhënie seksuale nëse nuk është pajtuar edhe pala tjetër.

https://www.facebook.com/ABCNews/videos/10157314546743812/?t=2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme