Plazhet e ndotura të Vlorës, dominojnë ujërat e zeza dhe plehrat!

16:27 | 5 Qershor 2018
Arbresh.info

Kjo është pamja e plazhit të vjetër në Vlorë.

Të jep idenë e një shkretëtire pavarësisht se sezoni ka nisur dhe arsyeja duket qartë, ndotja. Është një nga plazhet që rezulton me ndotjen më të madhe. Konfirmohet se po punohet që ky plazh të kthehet në parametrat e duhur gjatë sezonit turistik. Gjithsesi situata mbetet mjaft shqetësuese.

Kanalet e ujërave të zeza fillimisht ndotin ambientin ku duhet të pushojnë turistët dhe më pas ujin.

Mbetje dhe mbeturina janë të hedhura kudo, disa prej tyre duket që janë aty prej kohësh, mbase muajsh e vitesh që tregon qartë edhe harresën nga institucionet. Tjetër pamje të ofron plazhi i akademisë. Në dukje është i sistemuar, por problematika e ujërave të zeza nuk ka marrë ende zgjidhje. Në plazhin e Akademisë së Marinës ku edhe ndodhemi akutualisht, situata vijon të mbetet e pandyshuar teksa derdhja vijon dhe duket mjaft e qartë.

Pellgjet me ujëra të ndotur janë një kontrast i madh me ndriçimin e shëtitores së rregulluar. Numri i pushuesve në këtë zonë është tregues i qartë i pasojave të një ambienti të ndotur./Tv Klan

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme