Google ADS

Hasani uron qytetarët e Malishevës për Zonën Ekonomike, thotë se kësaj komune po i vijnë ditë të mira

16:12 | 5 Qershor 2018
Arbresh.info

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e Zonës Ekonomike në Malishevë, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka uruar qytetarët e asaj pjese.

Hasani ka thënë se ky projekt ofron mundësi dhe parakushte për zhvillim më të hovshëm ekonomik në këtë komunë.

Ja postimi i plotë i ministrit Hasani:

Qytetarë të Malishevës, urime Zona Ekonomike! Qeveria e Kosovës sapo vendosi që Komuna e Malishevës të bëhet me Zonë Ekonomike.

Ky projekt ofron mundësi dhe parakushte për zhvillim më të hovshëm ekonomik në komunë. Kosovës dhe Malishevës po u vijnë ditë më të mira.

Qeveria e Kosovës e ka prioritet ndër prioritetet zhvillimin ekonomik dhe stimulimin e bizneseve, dhe në këtë drejtim ne angazhohemi që bizneseve të secilës komunë në Kosovë t’u krijojmë kushte më të mira për të operuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme