Google ADS

Lulzim Idrizi dënohet me 20 vjet burgim për vrasjen e dyfishtë te parku i qytetit

15:33 | 5 Qershor 2018
Arbresh.info

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur publikisht Aktgjykimin PKR.nr.369/17 kundër të akuzuarit L.I.
I akuzuari L.I është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 20 (njëzet) vitesh për veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 11 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka konstatuar se i akuzuari L.I me dt.29.08.2016, rreth orës 11:40 min. në Prishtinë, afër parkut të qytetit, në rrugën “Hamëz Jashari”, pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi të mëhershëm ka privuar nga jeta të rinjtë E.A dhe A.G.

Palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest civil.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme