Google ADS

Familja Xhaka demanton në mënyrë sensacionale Batatinën, nuk bëhet aksionare te Llapi

15:19 | 5 Qershor 2018
Arbresh.info

Familja Xhaka demanton në mënyrë sensacionale drejtorin sportiv të Llapit, Tahir Batatinën.

Ky i fundit dje konfirmoi se babai i vëllezërve Xhaka, Ragipi dhe ai i vëllezërve Ajeti, Afrimi, do të jenë aksionarë në klubin llapjan.

Megjithatë, demantimi i papritur i këtij lajmi ka ardhur sot.

Familja Xhaka ka dërguar një letër të hapur në adresë të Gazetës Olle, për të sqaruar situatën e krijuar.

“Deshëm të ju informojmë se nuk ka asgjë të vërtetë në deklaratat e Tahir Batatinës se familja Xhaka do të jetë aksionare në KF Llapin. Nuk e kuptojmë pse e sheh ai familjen Xhaka aksionare te Llapi vetëm me një takim rasti dhe miqësor në një dasëm në hotelin Emerald, ku ajo foto është publikuar kinse për të ardhmen e KF Llapit.

Të gjitha mediumet gjithmonë janë informuar me kohë nga familja jonë për lëvizjet që i kemi bërë për të ndihmuar futbollin e Kosovës, por jo të jemi pjesë e ndonjë klubi. Për këtë arsye ju kishim lutë të mos përdorin mbiemrin e familjes Xhaka për qëllime e interesa personale. Me respekt, Familja Xhaka”, thuhet në letrën e dërguar për Gazetën Olle.

Llapi pritet të dalë me një tjetër njoftim për shtyp për të sqaruar informacionet e djeshme, të cilat u demantuan nga familja Xhaka.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme