Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli ka pritur në takim ish-kryeministrin italian të kohës së luftës së Kosovës, Massimo D’Alema.
“Ende i kam në mendje fjalët tuaja në funeralin e Presidentit Rugova: ai vdiq pa e parë të realizuar ëndrrën e tij, Kosovën e çliruar dhe të pavarur”, i tha zëvendëskryeministri Pacolli.
“D’Alema, mysafir i ministrit, e falënderoi kryediplomatin kosovar për mikpritjen dhe i tha se “fati e ka dashur, që ai të jetë protagonist në dy ngjarje të rëndësishme të historisë së Kosovës– lufta për çlirimin e saj, dhe si ministër i jashtëm drejtoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kur u mor në shqyrtim hipoteza e pavarësisë së saj”.
Ministri Pacolli kujtoi momentet e organizimit të fushatës mediatike kundër pastrimit etnik serb, në vitin 1999 apo dhe ndihmës humanitare për kampet e të shpërngulurve në Shqipëri, në Mal të Zi, etj”, thuhet në njoftimin për media.
Ish-kryeministri D’Alema vlerësoi progresin e Kosovës në vitet e fundit.
Midis dy politikanëve më pas u diskutua për bashkëpunimin e Kosovës me Italinë dhe rrugët e forcimit të këtij bashkëpunimi, duke konsideruar “emrin e mirë të Italisë, të shoqërisë, të institucioneve, të kontingjentit italian brenda KFOR-it, tek popullsia civile, etj.”
Duke diskutuar për integrimin ndërkombëtar të Kosovës, ish-kryeministri D’Alema tha se “shumë hije të së kaluarës do të zhduken me një marrëveshje të drejtë të Kosovës me Serbinë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.”
Më pas, ministri Pacolli dhe ish-kryeministri italian D’Alema përshkruan shëtitoren “Nënë Tereza”, në këmbë.
Ish-kryeministri dhe ministri i jashtëm i Italisë, Massimo D’Alema po qëndron sot dhe nesër në Kosovë, me ftesë të kryediplomatit të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Ai, konsiderohet si njëri nga politikanët më jetëgjatë në Itali: afro 30 vjet deputet, drejtues i një partie të rëndësishme dhe sot është konsulent ndërkombëtar i profilit të lartë.
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...