Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka është këshilluar për të pranuar transferimin befasues te Barcelona ose Real Madridi në rast se i vije ndonjë ofertë nga gjigantët evropian.
25-vjeçari ka shpenzuar dy sezone te klubi në Emirates, por roli i tij nën udhëheqjen e trajnerit Unai Emery ende nuk është i vendosur, transmeton portali arbresh.info.Xhaka ka bërë 94 paraqitje për “Topçinjtë” duke shënuar shtatë gola dhe duke krijuar 11 asistime, por ende nuk ka arritur për të shpaguar tarifën prej 34 milionë funta të paguar nga Arsenali te Borussia Monchengladbachi për shërbimet e tij.
Sidoqoftë, kosovari vlerësohet lartë dhe është gjithashtu pjesë e skuadrës së Zvicrës për Kampionatin Botëror që udhëton në Rusi për këtë verë.
Trajneri Ottmar Hitzfeld, fitues i Ligës së Kampionëve me Bayern Munichut, ka thënë se Xhaka mund të luaj një ditë për Barcelonën ose Real Madridin si dhe i ka udhëzuar atij të pranoj transferimin te gjigantët në La Liga në rast se i ofrohet mundësia, transmeton portali arbresh.info.
“Arsenali është gjithashtu një top klub”, ka thënë ai për gazetën zvicerane ‘Blick’. “Por, nëse Graniti merr oferta, unë do t’i besoja atij që të luaj në Real Madrid dhe Barcelonë gjithashtu”
“Ai mund të performoj aty. Graniti është një lojtar dominues, një lojtar që kontrollon ndeshjen dhe nuk ka pengesa”
Këtë verë Xhaka ka shansin më të mirë për të treguar nëse është me të vërtetë është ashtu siç e ka lavdëruar trajneri i tij./arbresh.info/
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...