Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott, ka deklaruar sot me rastin e largimit të Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, se ekzistojnë mënyra tjera për të mbrojtur popullatën serbe në Kosovë.
Në Kosovë mbetet KFOR-i, që, sipas tij, është e rëndësishme, por edhe Policia e Kosovës.
“Policia e Kosovës është aty në rend të parë. Kemi parë ditëve të fundit kur ka pasur disa probleme, dhe po, ka pasur probleme dhe kjo është e tmerrshme, por që në të vërtetë Policia e Kosovës ka qenë aty për të kryer punën e saj, të mbrojë pakicën serbe dhe të gjithë qytetarët tjerë në Kosovë”, ka thënë Scott para gazetarëve në Beograd kur u pyet se si do të ndikojë largimi i EULEX-it në sigurinë e serbëve.
Scott shtoi se është “ambasador amerikan në Serbi, e jo ambasador në Kosovë, dhe se do të ishte më mirë që kjo pyetje t’i bëhet ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë”.
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla