Avantazhet e eleminimit të mishit nga regjimi ushqimor

13:57 | 5 Qershor 2018
Arbresh.info

Veganizmi përfshin shumë aspekte: një qëndrim moral, një identitet, por është pa dyshim një zgjedhje e fuqishme shëndetësore,” – thotë kardiologu Joel Kahn, autor i librit “Zgjidhja me bazë bimore: Plani mjekësor amerikan për të pasur një zemër të shëndetshme dhe për të gëzuar shëndet të plotë”
(The Plant-Based Solution: America’s Healthy Heart Doc’s Plan to Power Your Health). Dr. Kahn-i u njoh me termin “dietë”, kur sapo kishte nisur studimet e larta dhe u angazhua të ndiqte regjimin ushqimor hebraik të Kashrutit.

Dr. Kahn, sot ia atribuon nivelet e tij të energjisë, cilësisë së gjumit dhe mirëqenies së përgjithshme, atij vendimi që mori më shumë se dyzet vjet më parë. “Një jetë me energji bimore është një jetë e pastër dhe e gëzueshme, duke ditur se çdo vakt është një votë për shëndetin, mirësinë dhe mbrojtjen e mjedisit,” – thotë ai. Më poshtë, paraqesim perspektivën e tij se si të afrohesh me veganizmin, çfarë mund të jetë kjo për shëndetin dhe si të sigurohesh që të marrësh të gjitha vlerat ushqimore që të duhen.
SI E PËRCAKTONI NJË DIETË ME BAZË BIMORE PËR FILLESTARËT?
Termi “dietë me bazë bimore” është pak i paqartë. Kjo mund të nënkuptojë kryesisht bimë ose vetëm bimë dhe ka një ndryshim. Unë e përdor termin “dietë bimore” për të treguar se është 100 për qind e lirë nga produktet shtazore, prandaj ka një paqartësi rreth fjalës “vegan”. Për këtë arsye, disa restorante dhe produkte të paketuara ushqimore nuk përdorin etiketën “vegan”, por përdorin etiketën “me bazë bimore”, për të shmangur etiketimin ndaj veganëve si njerëz të zemëruar, të cilët hedhin bojë mbi njerëzit që mbajnë veshje lëkure ose gjëra të ngjashme. Pa marrë parasysh formulimin, koncepti kryesor është raporti bimë – kafshë. Sa më shumë të anojë raporti nga bimët, aq më shumë përfitime shëndetësore do të kemi, derisa të arrijmë të eliminojmë tërësisht produktet shtazore.
CILI ËSHTË KEQKUPTIMI MË I MADH KUR BËHET FJALË PËR DIETAT ME BAZË BIMORE / VEGJETARIANE / VEGANE?
Keqkuptimi më i madh është besimi se këto dieta nuk kanë asgjë të shijshme ose nuk të ngopin: se ato janë “ushqim lepuri”. (“Unë duhet të ha mish” është një nga pikat e zakonshme të rezistencës ndaj këtij regjimi.) Njerëzit nuk e kuptojnë se ka dhjetëra lloje fasulesh, kërpudhash, orizi, farash dhe qindra perime dhe fruta, të cilat ofrojnë kombinime të pafundme në cilësi dhe shije. Vëllimi është një tjetër element, p.sh., një tas i madh me fasule ka 400 kalori, njësoj si 1-2 krahë pule të skuqur. Dietat bimore e mbushin stomakun e njerëzve më mirë dhe me më shumë fibra, vitamina, minerale, dhe vlera ushqyese.
CILAT JANË AVANTAZHET E ELIMINIMIT TË MISHIT?
Eliminimi i të gjitha mishrave ka tre avantazhe. Një: më pak njerëz të ekspozuar ndaj antibiotikëve që përdoren për të rritur kafshët me të cilat ushqehemi dhe si rrjedhojë më pak rrezik për infeksion; Dy: ka përbërës unik të mishit (si L-karnitina) që çojnë në prodhimin e TMAO, një molecule e rrezikshme që plak arteriet dhe veshkat (nuk gjendet kurrë te bimët);
Tre: kur ndërrojmë mishin me fasulet, thjerrëzat, drithërat, perimet dhe frutat, shtojmë fibrat e nevojshme dhe lëndë të tjera ushqyese që optimizojnë ekuilibrin e trupit, duke zhvilluar shëndetin tone dhe duke rritur performancën e tij në nivel më të lartë./Living.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme