Google ADS

“Rusi 2018”, detaje e kuriozitete nga Kampionati botëror

11:54 | 5 Qershor 2018
Arbresh.info

Kampionati botëror në futboll fillon javën e ardhshme në Rusi.

E teksa të gjitha kombëtaret kanë zyrtarizuar listën e lojtarëve të grumbulluar, tashmë mund të bëhen edhe “llogaritë” rreth disa detajeve të futbollistëve që do të luajnë në “Rusi 2018”.

Së pari, 124 nga 736 lojtarët e grumbulluar vijnë nga kampionati anglez, nga Serie A janë vetëm 58 lojtarë, nga La Liga janë grumbulluar 81 lojtarë. 67 nga Bundesliga dhe nga Ligue 1 vijnë 49 lojtare

Anglia ndërkohë i ka të 23 lojtarët e saj që aktivizohen në Premier League, një rast unik mes 32 skuadrave të grumbulluara.

Lojtari më i vjetër i grumbulluar është portieri legjendar i Egjiptit, El Hadary, i cili është 45 vjeç.

Lojtari më i ri është 19-vjeçari i Australisë, Daniel Arzani, transmeton “Top Channel”.

Lojtarët me më shumë prezenca në një kampionat Botëror 16 – Javier Mascherano (Argjentin); 16 – Rafael Márquez (Meksikë); 15 – Lionel Messi (Argjentinë); 14 – Mesut Özil (Gjermania); 13 – Manuel Neuer (Gjermania); 13 – Thomas Müller (Gjermania); 13 – Cristiano Ronaldo (Portogali); 13 – Sergio Ramos (Spanjë)

Lojtarët me më shumë gola të grumbulluar në “Rusi 2018”: 10 – Thomas Müller (Gjermani); 6 – James Rodríguez (Kolumbi); 5 – Lionel Messi (Argjentinë); 5 – Gonzalo Higuaín (Argjentina); 5 – Tim Cahill (Australia); 5 – Luis Suárez (Uruguay); 4 – Neymar (Brasile)

Qyteti me më shumë lojtarë në “Rusi 2018”. Me: 18 – Panama City (Panama); 17 – Lima (Peru); 13 – Reykjavík (Islanda); 10 – Montevideo (Uruguai); 9 – San José (Kosta Rika); 9 – Kairo (Egjipt); 9 – Sidnej (Australi); 8 – Lagos (Nigeri)

Për sa u përket ekipeve, Manchester City është klubi me më shumë lojtarë në këtë kompeticion, me plot 16 të tillë, do të kishte 17 nëse Löw nuk do të kishte hequr nga lista në momentin e fundit Sané.

Lojtarët më të lehtë?! Takashi Inui (Japoni: 169 cm – 59 kg), Mbark Boussufa (Marok, 167 cm – 59 kg) dhe Javier Aquino (Meksikë 166 cm – 59 kg)

E teksa më të lehtët ishin 3, për peshën më të rëndë nuk ka dyshime: është Roman Torres, mbrojtësi i Panamasë 188 cm-99 kg.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme