Del Bosque: De Gea është një portier i kompletuar

12:00 | 5 Qershor 2018
Arbresh Info

David de Gea mund të ketë bërë një gabim të rrallë në miqësoren e Spanjës kundër Zvicrës të dielën, por Vicente del Bosque beson që portieri i Manchester United është i “kompletuar”.

Forma e De Geas gjatë sezonit 2017/18 në Premierë Ligë ishte e shkëlqyer pasi ai ka arritur të mbajë në 18 ndeshje portën e pastër duke fituar kështu edhe për herë të parë Dorezën e Artë, transmeton portali arbresh.info.

“Davidi është një portier vërtetë i kompletuar”, ka thënë fituesi i Kampionatin Botëror.

“Ai luan mirë me këmbën e tij, gjë që është e rëndësishme. Ai është duke u përmirësuar dhe do të jetë mirë”

“Ai ka qenë duke luajtur për pesë ose gjashtë vite në Manchester, kjo është një eksperiencë e madhe duke mësuar derisa në të njëjtën kohë është edhe në skuadrën kombëtare”

De Gea me bashkëlojtarët e tij janë favorit për të fituar trofeun e madh këtë verë në Rusi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme