“Marca” ka shfaqur grafikisht formacionin e Barcelonës, duke u bashkangjitur emrave shumat që duhen shpenzuar për t’i shkëputur nga katalanët.
Të mësosh duke gabuar.
Barcelona duket se ka zënë mend nga rasti “Neymar”, kështu që i ka marrë të gjitha masat për të mos humbur asnjë lojtar cilësor në të ardhmen, sigurisht nëse çmenduritë nuk shkojnë përtej çdo imagjinate.
Pas transferimit të brazilianit te PSG për 222 milionë euro, që ishte dhe shifra e klauzolës së largimit, klubi spanjoll ka nxituar që futbollistëve të tjerë cilësorë t’u vendosë klauzola të paimagjinueshme.
“Marca” ka shfaqur grafikisht formacionin e Barcelonës, duke u bashkangjitur emrave shumat që duhen shpenzuar për t’i shkëputur nga katalanët.
Nga 700 milionë që duhet për të rrëmbyer Messin te 125 milionë që mjaftojnë për të marrë Rakitic, transmeton “SS”.
Nëse mblidhen të gjitha shifrat e klauzolave, shumë totale shkon 3 miliardë e 855 milionë euro.
Si përfundim, nuk ia vlen t’i blesh futbollistët e Barcelonës një e nga një, sepse kushton shumë më lirë nëse blen të gjithë klubin “blaugrana”!
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...