Një ish-oficer i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes në SHBA u arrestua pas përpjekjeve për të spiunuar te Kina për Shtetet e Bashkuara.
Ron Rockëell Hansen, 58 vjeç, u arrestua në rrugën drejt aeroportit në Sietëll, nga ku do të fluturonte për në Kinë. Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se Hansen akuzohet për përpjekje për të transmetuar informacione rreth mbrojtjes kombëtare dhe për marrjen e së paku 800 mijë dollarëve për të vepruar si agjent i Kinës.
Ndihmësi i prokurorit të përgjithshëm, Jihn Demers, tha se veprimet e dyshuara të Hansenit janë “tradhti ndaj sigurisë kombëtare” dhe “fyerje për ish-kolegët e tij të inteligjencës”.
Nëse dënohet për spiunazh në tentativë, Hansen përballet me dënimin maksimal: burgim të përjetshëm.
Mbi 2 mijë e 432 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Gjuhës së Shenjave
Si është të jesh shqiptar në Serbi?
Osmani ndan fotografi krahë presidentit amerikan: Aleancë që...
Bllokohen 24 prona dhe 11 objekte në Prishtinë, Graçanicë dh...
Sot fillon xhiro e shtatë në Superligën e Kosovës