Gattuso vëzhgoi mbrëmjen e kaluar sulmuesin Memphis Depay

10:24 | 5 Qershor 2018
Arbresh Info

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso mbrëmjen e kaluar ka vëzhguar sulmuesin Memphis Depay në ndeshjen kundër Italisë.

“Rossonerët” është përfolur shumë për transferimin e anësorit të Lyonit, i cili luajti për 90 minuta në barazimin 1 me 1 ndaj “Azzurrëve” mbrëmjen e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Sipas një raporti nga ‘Tuttosport’, Gattuso ishte në tribuna në Turin për të shikuar ish talentin e Manchester United.

Drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli është duke punuar në një marrëveshje, por vendimi për transferimin e tij do të varet nga FFP.

Milani mund të përjashtohet gjithashtu nga Evropa Liga si pasojë e rregullave nga FFP./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme