Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka mbetur i zhgënjyer nga humbja e djeshme me Ukrainën.
Jo më shumë për humbjen e radhës të kuqezinjve në një miqësore, sesa për mënyrën sesi u paraqit skuadra. E megjithatë, ai është distancuar sërish nga një pjesë e madhe e opinionit publik, e cila kërkon “kokën” e Panuçit.
Kreu i FSHF-së i shpreh mbështetje trajnerit italian, por ndërkohë i jep sinjale të qarta në distancë se durimi e ka një kufi. Ai përmend shtatorin si pikën e kthesës, sepse atëherë fillon edhe kompeticioni i Ligës së Kombeve. Nëse Shqipëria do të zhgënjejë edhe aty, atëherë gjithçka mund të ndodhë. Në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport” pas ndeshjes, kreu i federatës nuk e “zhvesh” Panuçin nga përgjegjësitë, por i kërkon skuadrës gjithashtu që të jetë më e kujdesshme.
Çfarë përshtypje ju la kjo ndeshje?
M’u duk mirë në fillim dhe mendova se s’do të ishte e njëjta gjë si me Kosovën. Çunat m’u dukën të impenjuar më shumë. Por gjithsesi, pasi pë- suam gol, çdo gjë u shkërmoq. Për fat të keq, shumë lehtësisht kundërshtari vinte në portë.
A keni frikë se po zhbëhet puna e viteve të fundit?
Në fakt, nuk jemi në moment të mirë. Ka kohë që e mendoj këtë. Lojtarët jo të gjithë luajnë, por s’duhet të harrojmë që kemi gjysmën e titullarëve që mungonin, të cilët besoj se do e ndihmojnë skuadrën në shtator.
A ju shqetëson fakti që Panuçi nuk po arrin të gjejë ekuilibrat e duhura?
Në këto dy miqësore iu dha shansin shumë lojtarëve. Duhet t’i japim kohë Panuçit dhe skuadrës. Kam shumë besim se do jemi ndryshe në shtator.
A rrezikon pozicionin Panuçi me këto rezultate?
Nuk mund shënjestrojmë trajnerin e t’i japim të gjitha përgjegjësitë e rezultateve negative. Personalisht, ajo që më ka shqetësuar më shumë është paraqitja jo e mirë sidomos në ndeshjen me Kosovën. Megjithatë, është e qartë se edhe trajneri ka pjesën e vet. Gjithsesi, kam besim se në shtator do të kemi përmirësime të dukshme
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...