Anthony Joshua do të luftoj në muajin shtator kundër Alexander Povetkin, gjë që do e shtyej meçin e tij kundër Deontay Wilder deri në vitin 2019.
Thuhej që kampioni në IBF, WBA dhe WBO, Joshua do të përballet me mbretin e WBC-së, Wilderin, për të gjitha rripet para të përfundoj viti, transmeton portali arbresh.info. Por, tani duket që meçi i shumëpritur do të shtyhet të paktën deri në muajin shkurt.Në vend të tij, Anthony Joshua do të përballet me sfiduesin e detyrueshëm Povetkinin në muajin shtator para se të kthej vëmendjen e tij në meçin që siguron të holla të mëdha kundër Wilderit.
“Për momentin, ne do të përballemi me Povetkinin”, ka thënë promotori i Joshuas, Eddie Hearn. “Ne dëshirojmë të luftojmë në shtator, por shtatori nuk funksion me Wilderin për shkak të kohës së shfaqjes”
“Unë mendoj se meçi kundër Wilderit do të nënshkruhet, por varet nëse ne do të luftojmë me Povetkinin së pari”
“Nëse meçi kundër Povetkinit zhvillohet në shtator, atëherë Wilderi ndoshta duhet të pres deri në shkurt”
“Kjo do të thotë që ne do të shkojmë ndoshta në Cardiff për të luftuar me Wilderin”
Sa i përket meçit kundër Pevetkinit, Wembley pritet të jetë stadiumi ku do të zhvillohet përballje mes tyre./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...