Google ADS

Zbulohet arsyeja pse Rihanna e braktisi të dashurin miliarder

09:40 | 5 Qershor 2018
Arbresh.info

Rihanna thuhet se e ka ndërprerë lidhjen e saj me të dashurin miliarder, Hassan Jameel.

Sipas raporteve nga burime të afërta, këngëtarja e famshme i ka dhënë fund lidhjes me biznesmenin saudit pasi është lodhur nga ai, përcjell arbresh.info.

Një shoqe e këngëtares 30 vjeçare nga Barbadosi i ka thënë “MediaTakeOut.com” se Rihanna i ka thyer atij zemrën.

 

“Rihanna i ka thyer zemrën atij. Kjo është ajo që bënë ajo, then zemrat e meshkujve. Rihanna është lodhur nga ai. Ajo nganjëherë lodhet nga meshkujt”, ka thënë shoqja e Ririt.

Rihanna nuk e kishte konfirmuar asnjëherë lidhjen e saj me Hassan ndonëse ishte parë në shumë raste bashkë me miliarderin dhe kishte deklaruar në disa intervista se lidhja e saj e re i ka dhënë asaj një pamje të re për jetën./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme