Raportet sugjerojnë që trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka refuzuar detyrën në Real Madrid si zëvendësues i Zinedine Zidanes.
Francezi dha dorëheqjen javën e kaluar, vetëm disa ditë pas triumfit për të tretën herë radhazi në Ligë të Kampionëve duke mposhtur në finale Liverpoolin, transmeton portali arbresh.info.
‘Los Blancos’ është përfolur menjëherë për transferimin e trajnerit të “Zonjës së Vjetër”, por ‘Gazeta dello Sport’ raporton sot (e martë) që Allegri i ka refuzuar ata.
Ish drejtori i Milanit, Adriano Gallini, i cili është një shok me presidentin Florentino Perez të Real Madridit, është shfrytëzuar si një ndërmjetësues, pasi kishte raport të afërt me Allegrin gjatë kohës së tij në San Siro.
Trajneri i Juventusit ka bërë të qartë se është i kënaqur me përpjekjet e tyre, por ka shtuar se nuk ka ndërmend të largohet nga klubi në Turino.
Allegri tashmë ka refuzuar PSG-në dhe Arsenalin për të vazhduar qëndrimin te Juventusi dhe nuk e ka me nxitim largimin nga klubi./arbresh.info/
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...