Google ADS

Haziri: PDK i bëri shantazh politik ndërkombëtarëve për zgjedhjet e nëntorit të vitit 2007

23:33 | 4 Qershor 2018
Arbresh.info

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur si asnjëherë më parë në emisionin “Personale” për organizimin e luftës së UÇK-së dhe ndarjen e saj në fraksione.

Sipas tij, LPK dhe strukturat e saj e kanë rivalizuar dhe e kanë shpallur LDK-në armikun e tyre politik vetëm për marrjen e një copë pushteti.

Haziri ka thënë që po këtu grupe nuk kanë lejuar që të hyjnë njerëzit për të luftuar në Kosovë.

Sipas tij, marrëveshja e Oslos e lejuar nga Ibrahim Rugova dhe e nënshkruar nga Ahmet Krasniqi dhe Adem Demaçi, ka eliminuar rivalitetin dhe vrasjen vëllazërore.

Lutfi Haziri ka folur për herë të parë edhe për zgjedhjet e nëntorit të vitit 2007, të cilat i ka quajtur imponim nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Nga ne ka qenë e kërkuar gjetja e një date të përshtatshme për zgjedhje, por pas shpalljes së Pavarësisë. Organizata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, pas shpinës e ka lëshuar një dekret për zgjedhjet e nëntorit, për shkak të presionit të PDK-së, që nuk mund të mbyllet statusi i Pavarësisë pa zgjedhje”, ka thënë Haziri, në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini.

Si njëri nga negociatorët e bisedimeve të Vjenës, ai ka thënë që nuk është e rëndësishme se nga kush do të përfaqësohet Kosova në raundin final.

Ai ka thënë që pakoja e Ahtisaarit nuk do të hapet, por që është momentum i ri për Kosovën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme