Kur një grua kanadeze u godit nga një tren dhe u lëndua keq në veri të Italisë, shërbimet e shpëtimit i shkuan shpejt në ndihmë tek binarët.
Por, sa ishin duke e trajtuar viktimën një djali i ri fotografonte skenën nga platforma e stacionit në një selfie që ka shkaktuar zemërim masiv, transmeton portali arbresh.info.
Ai vetë është fotografuar nga një fotoreporter i lajmeve që ishte ankuar “ne kemi humbur tërësisht sensin e etikës”.
Policia ka kapur të riun dhe e detyruan ta fshijnë foton.
Gruaja e re kanadeze e kapur në aksident në fund të muajit të kaluar u dërgua në spital dhe kishte një këmbë të amputuar.
Njeriu në pantallona të shkurtra Bermuda të bardha që fotografoi vetën në një platformë në stacionin Piacenza është hetuar dhe nuk duket se ka kryer një krim.
Por imazhi i tij duke pozuar me telefonin e tij celular në skenën dramatike të shpëtimit është shfaqur në shumë ballina në Itali dhe ka tërhequr mosbesim në mediat sociale./Arbresh.info/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’