Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimeve të shumta që zhvilloi në Tiranë, mori pjesë si panelist në Konferencën me temë “Të bashkuar në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm – Partneriteti për sukses”, në të cilin u diskutua për shumë dimensione të luftës për parandalimin e kësaj dukurie të përmasave globale.
Në përbërje të panelit ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, si dhe princi i Jordanisë, Ghazi bin Muhammad.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se Kosova është pjesë e kombeve euroatlantike, pjesë e koalicionit që e lufton ekstremizmin.
Duke folur para ekspertëve të antiterrorizmit, përfaqësuesve të shumtë politikë e fetarë, kryeministri Haradinaj tha se ideja e ekstremistëve është të përdorin rrjetet të ndryshme, rrjete të bamirësisë apo edhe rrjete tjera fetare dhe fatkeqësisht kanë rekrutuar njerëz brenda rrjeteve në secilin vend.
“Kosova është e ndërgjegjshme sa i përket rrezikut të ekstremizmit. Ne si vend i vogël kemi pasur shkuarje në luftëra të huaja, por po ashtu ne kemi parandaluar udhëtimin e disa personave që të shkojnë atje. Problemet dhe lajmet që vijnë nga lufta atje i kanë bërë qytetarët të kuptojnë rrezikun”, tha Haradinaj, përcjell Telegrafi.
Duke qenë se Kosova është shtet i ri, kryeministri Haradinaj tha se alternativa që kemi është të shohim se familja është e rëndësishme dhe hapi i parë që duhet të merret në parandalimin e ekstremizmit, është ruajtja e familjes.
“Ne mbështetemi shumë në familje sepse ajo është instituti i parë që duhet të veprojë”, tha kryeministri Haradinaj.
Megjithatë, kryeministri Haradinaj tha se në Kosovë ka ende punë për t’u bërë.
“Duam të jemi një ekip, të bashkëpunojmë dhe shpresoj që çelësi për sukses është bashkëpunimi brenda shtetit, bashkëpunimi në mes të kombeve”, tha kryeministri Haradinaj.
Ai tha se të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se mund të jenë të përdorur nga terroristët, andaj interesi jonë është që të gjithë së bashku të punojmë edhe me organizatat botërore.
Haradinaj theksoi interesimin e Kosovës që në nëntor të bëhet pjesë e Interpolit.
Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se mizoritë në luftërat e ISIS-it kanë ndihmuar botën që të kuptojë se sa e rrezikshme është kjo ideologji e kamufluar nën petkun fetar, kështu që ndërgjegjësimi tani për tani është shumë i mirë dhe çdo kush është i vetëdijshëm nga rreziku i terrorizmit.
Para të pranishmëve, në këtë konferencë nga një fjalë e kanë mbajtur edhe kryeministri Edi Rama, princi i Jordanisë Ghazi bin Muhammad dhe kryeministri bullgar Boyko Borissov.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë