Portieri i Liverpool Loris Karius i është nënshtruar sot një fotografimi në kokë, pas një goditje që e kishte pësuar gjatë finales se Ligës së kampionëve nga Sergio Ramos ku 26 nga 30 testet për tronditje në tru, 26 kanë dalë pozitive.
Karius u kritikua ashpër nga shumë kritik për dy gabimet e tij në ndeshjen kundër Real Madridit në finale që i shkaktoi humbje të titullit në Ligën e Kampionëve për Liverpoolin.
Por, skanimet e fundit tek mjeku tregojnë që goditja më bërryl e Ramos para se të shënohej gol tregojnë se ai ka pësuar tronditje. Pas kësaj goditje ai kishte degazhuar gabimisht duke ja dhuruar një dhuratë Karim Bezemas që shënoi gol dhe kaloi Madridin në epërsi.
Por gabimet e tij vazhduan: Një goditje nga larg e Gareth Bale bën që ai mos ta kap topin dhe skuadra spanjolle të kaloi në 3-1 në epërsi dhe kështu ta fitojnë trofeun.
Karius i shkatërruar ju lut për falje tifozëve të Reds pas ndeshjes.
Tani shumë tifozë do të ndiejnë simpati për Kariusin, edhe pse shumë prej tyre ende nuk e donë atë si numrin 1 për sezonin e ardhshëm të Liverpool.
Sipas gazetës gjermane Bild, 24 vjeçari pasi ka bërë analizat e kokës sot pas përplasjet në bërrylin e Ramosit ka dalë pozitiv dhe se ai ka pësuar tronditje në tru.
ESPN raportojë sot më herët që ai ka ateruar në SHBA për pushime dhe është vizituar të një specialist në Boston – Dr. Ross Zafonte – në spitalin e përgjithshëm të Massachusetts më 31 maj. Këtë e kishin kërkuar ekipi mjekësor i Liverpoolit, jo se këtë e kishte bërë ai vet.
Zafonte është një mjek specialist vetëm për lëndime në kokë në sport. Ai ka ndihmuar shuë yjet të NFL (rugby) kur kanë pasur probleme me kokë. Kariusit vet pronarët e Liverpool i kishin kërkuar analiza pasi ai ishte në Boston.
Karius pritet të rri në Amerikë deri të kthehet në Angli për ndeshjet parasezonale më 2 korrik.
Ramos, do të jetë me Spanjën në Botëror në Rusi për më pak se dy javë mbetet njëra prej figurave më të padashura në Merseyside, sepse tani po del që ai ka lënduar jo vetëm Mohamed Salahun por edhe portierin e tyre Loris Karius.
Karius tani pritet që ti nënshtrohet një trajtimi të thellë në kokë nga mjekët amerikanë pasi analizat e tij dolën që ai ka tronditje në tru. /GazetaExpress/
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...
Slot ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e tij në ...
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...